Mercedes-i e rriti shitjen për 13,6 për qind
Frankfurt, 8 nëntor - Fabrika për automobila "Mercedes bens", e cila punon në përbërje të koncernit gjerman "Dajmler AG" në tetor e rriti shitjen për 13,6 për qind, në 100.500 automobila.
Fabrika tashmë 12 muaj me radhë shënon rritje dyshi të shitjes.
"Suksesi ynë në tregun gjerman është kyç për zhvillimin e tillë. Në treg marrim pjesë me 11,1 për qind që është përqindje më e madhe nga tetori i vitit 2008", deklaroi shefi i shitjes të "Mercedes"-it, Joahim Shmit.
Në tregun gjerman kompania ka shitur më shumë se një të katërtën nga vëllimi i përgjithshëm, në SHBA 18, ndërsa në Kinë 13 për qind nga shitja e automobilave.