Mercedes GLC në treg më 2016
Franfurt, 2 shkurt - Mercedes në kuadër të gjeneratës së re të modelit GLK, mund të ofroj edhe versionin Coupe të këtij Crossover-i. Nëse kjo realizohet, GLC, siç do të quhet ky model, do të paraqitet në treg më 2016.
Ky model do të ketë dy dyer dhe dizajn plotësisht ndryshe nga modeli aktual Mercedes GLK. Mercedes GLC do të jetë edhe modeli i parë i prodhuesit gjerman me platformën e re MRA me tërheqje me rrotat prapa, ndërsa si opsion do të paraqitej edhe versioni 4MATIC me tërheqje me 4 rrota.
Sa i përket motorëve, ata do të përbëhen nga motorët me naftë dhe benzinë 2.0 dhe 2.2 litërsh.