Mercedes-G Class me version urban
Frankfurt, 4 prill - Ekzistojnë modele automobilash dizajni i të cilëve me vite i qëndron kohës. Zakonisht fjala është për automjetet specifike me dedikime të veçantë siç janë Land Rover Defender dhe Mercedes G Class, transmeton Koha.net.
Me kohë këta automobila terreni kanë fituar status kulti ndaj njerëzit kanë filluar t i blejnë si life- style automobila.
Që ti përshtaten nevojës së klientelës së të pasurve, prodhuesit Defender-in dhe G class- e pajisen me pjesë të ndryshme luksoze dhe me motorë më të fuqishëm.
Megjithëkëtë, gjatë këtyre dekadave, mos ndryshimi i dizajnit të jashtëm ka qenë i shenjtë. Mercedes me G Classe-n e vet tash për tash u qëndron presioneve të tregut ashtu që me ndryshime minimalet eksterierit edhe gjenerata më e re bart vulën e njohur të automjetit që ka ekzistuar qe më shumë 30 vjet.
Por, disa simpatizues të Mercedes-i dhe të dashuruar në G Class, po imagjinojnë versionin urban i cili do të mbante megjithatë retro-elementë të modelit origjinal. Inspirimin e ka gjetur në konceptin Mercedes Ener-G-Force nga viti 2012.