Mercedes do të ofrojë konkurrentin për modelin Audi TT
Frankfurt, 19 mars - Sipas njoftimeve të disa medieve gjermane, kompania Mecedes ndoshta do të mund të ofrojë konkurrentin për modelin Audi TT.
Për momentin nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë, por revista Auto Bild shkruan se në kompania Mercedes është duke planifikuar të prodhojë një model sportiv Coupe, i bazuar në gjeneratën e ardhshme A-Class, transmeton Koha.net. Mendohet që ky model do të ketë motorin 4-cilindërsh.
Nëse ky model do të merr dritën jeshile, prodhimi i tij do të mund të fillonte në vitin 2019, sepse para modeli Coupe do të jetë në dispozicion edhe modeli Roadster si alternativë e modelit Audi TT Roadster.