Mercedes C-Class, veturë me klasë të lartë
Frankfurt, 7 mars - Modeli i ri i Mercedes C-Class do të lansohet në pranverë, por porositja e tij tashmë ka filluar, sikurse edhe tek ne. Dhe versioni i ri ka pësuar modernizime si në pjesën e përparme, ashtu edhe në atë të prapme, ku tani ka një dizajn më të mrekullueshëm.
Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për pjesën e brendshme. Së bashku me ekranin kolor me rezolucion të lartë në tabelën e instrumenteve, paneli i ri i aparaturave me sipërfaqen e tij elegante dhe zbukurimet dekorative, potencon karakterin Premium të interierit. Edhe harxhimi i karburantit është ulur për 31 për qind.
Masat e rritjes së efikasitetit përfshijnë motorë të rinj, transmisionin automatik 7G-TRONIC PLUS dhe funksionin ECO start/stop. Dhjetë sisteme të reja të asistimit në vozitje, duke u nisur nga Attention Assist (vërejtja e gjendjes së përgjumur) e deri te Distronic Plus (kontrolli i afërsisë), tani janë në dispozicion në serinë e re.
Ndër risitë teknologjike, përfshihet edhe qasja në internet dhe ekrani i navigacionit 3D.
Parakolpi i përparmë ka konturë më të shprehur dhe më dinamik, duke u përshtatur me dizajnin e ri. Aty përfshihen dritat me dizajn te ri Bi-xenon ne kombinim me teknologjinë LED (pajisje opcionale) dhe grilli më i spikatur i radiatorit, derisa vrimat për përthithjen e ajrit hapen lartë në formë të V-s, duke formuar një njësi bazë vizuale për grillin e radiatorit.
Hapjet anësore për ajër në mbrojtëse, në të cilët janë të integruar dritat e ditës LED (opcionale), janë pozicionuar shumë ulët, me çka ky model duket i puthitur për rrugë. Nga ana e prapme, Coupe C-Class është një sportist i vërtetë kompakt.
Gjatësinë e veturës në mënyrë vizuale e zvogëlon kulmi në rënie, ku theksi vjen në dritaret e prapme anësore dhe shtyllat C (shitja e C-Coupe fillon në Qershor 2011).
Përqendrimi kryesor i punës së dizajnit në pjesën e brendshme, ishte ri-stilizimi i tabelës së instrumenteve me ekranin e integruar dhe strukturën e re të sipërfaqes. Sipërfaqet për prekjen e kontrolleve, tani janë të detajuara dhe të gdhendura më me finesë.
Një shtesë më e theksuar në tabelën e instrumenteve, është ekrani qendror kolor. Në pllakën komanduese gjenden tre tuba për matje, të rrethuar me skaje metalike, ndërsa aty është edhe timoni i ri me fund të sheshtë, i cili në pakon standarde vjen edhe me levat për ndërrimin e shpejtësive.
Paneli kontrollues në konsolën e mesme të dizajnuar rishtazi, kombinon sipërfaqet metalike me sipërfaqet e shkëlqyeshme me ngjyrë mat dhe të zezë, çka duket mjaft kualitative. Në brendi gjejmë edhe katër ulëse të rehatshme me mbështetëse të integruara për kokë.
Sipas dëshirës, ulëset e prapme mund të palosen për të rritur kapacitetin e bagazhit, i cili përndryshe është 450 litra.
Motor me më shumë fuqi, harxhime më të ulëta
Një reduktim deri në 31 për qind, është arritur sa i përket harxhimeve të karburantit. Të gjitha modelet me tërheqje me rrota të prapme në C-Class, janë të pajisur me funksionin ECO start/stop, si standard.
Të gjithë variantet e motorëve tani janë klasifikuar si BlueEFFICIENCY, duke treguar se ata janë tejet efikas dhe të përshtatshëm për ambientin kur bëhet fjalë për konsumin e karburantit.
Në të ardhmen, të gjitha versionet automatik, me përjashtim të modelit C 300 CDI 4MATIC, do të kenë transmisionin e përparuar automatik 7G-TRONIC PLUS me 7 shpejtësi dhe kjo direkt ndikon edhe në kursimin e karburantit.
Të gjithë motorët benzinë, kanë injektim direkt të karburantit. Nga më të veçantit është prezantimi i motorit të ri V6, me procesin e tij inovativ dhe tejet efikas BlueDIRECT në C 350 BlueEFFICIENCY (ky motor vjen pas qershorit 2011).
Me këtë, forca është rritur ndjeshëm, ku modeli C 350 BlueEFFICIENCY tani ofron 306 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 370 Nm (C 350 i mëparshëm ofronte 272 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 350 Nm). Dhe harxhimi i karburantit është ulur ndjeshëm: C 350 BlueEFFICIENCY harxhon 6.8 litra për 100 km 3.1 litra apo 31 për qind më pak se modeli paraprak C 350.
Ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h. Por modeli më ekonomik i Mercedes C-Class, është bërë edhe më kursyes: motori me naftë C 220 CDI BlueEFFICIENCY me transmision manual me 6 shpejtësi dhe funksionin ECO start/stop, harxhon vetëm 4.4 litra në 100 km/h (rrugë e hapur), që është për 0.4 litra më pak se paraardhësi i tij.
Por ky motor në kombinim me transmisionin automatik 7G-TRONIC PLUS dhe funksionin ECO start/stop, në modelet C 220 CDI BlueEFFICIENCY dhe C 250 CDI BlueEFFICIENCY, për vozitje të kombinuar harxhojnë vetëm 4.8 litra në 100 km/ h dhe emetim të gazrave CO2 prej vetëm 125 gram për kilometër.
Çmimet me doganë dhe TVSH
Me benzinë:
Modeli: C 180 BlueEfficiency, 4/in-line 156 ps, 32.170 Euro
Modeli: C 200 BlueEfficiency, 4/in-line, 184 ps, 34.170 Euro
Modeli: C 250 BlueEfficiency, 4/in-line, 204 ps, 38.770 Euro
Me dizelë
Modeli: C 200 CDI BlueEfficiency, 4/in-line, 136ps, 33.980 Euro
Modeli: C 220 CDI BlueEfficiency, 4/in-line, 170ps, 36.220 Euro
Modeli: C 250 CDI BlueEfficiency, 4/in-line, 204ps, 38.790 Euro
Blerja e Mercedes-Benz C Class 2011 edhe në Kosovë
Një shtesë më e theksuar në tabelën e instrumenteve, është ekrani qendror. Në pllakën komanduese gjenden tre tuba për matje, të rrethuar me skaje metalike, ndërsa aty është edhe timoni i ri me fund të sheshtë, i cili në pakon standarde vjen edhe me levat për ndërrimin e shpejtësive
Përqendrimi kryesor i punës së dizajnit në pjesën e brendshme, ishte ri-stilizimi i tabelës së instrumenteve me ekranin e integruar dhe strukturën e re të sipërfaqes. Sipërfaqet për prekjen e kontrolleve, tani janë të detajuara dhe të gdhendura më me finesë
Ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h
Dhe harxhimi i karburantit është ulur ndjeshëm: C 350 BlueEFFICIENCY harxhon 6.8 litra për 100 km 3.1 litra apo 31 për qind më pak se modeli paraprak C 350
Nga më të veçantit është prezantimi i motorit të ri V6, me procesin e tij inovativ dhe tejet efikas BlueDIRECT në C 350 BlueEFFICIENCY (ky motor vjen pas qershorit 2011). Me këtë, forca është rritur ndjeshëm, ku modeli C 350 BlueEFFICIENCY tani ofron 306 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 370 Nm