26 Dhjetor 2024

Mercedes-Benz prezanton modelin futurist F 015

Las Vegas, 7 janar - Gara për të qënë prodhuesi i parë i makinave që lëvizin pa ndihmën e shoferit është ashpërsuar më tej.

Në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës në Las Vegas, kompania Mercedes-Benz paraqiti modelin futurist F 015, për të cilën ekspertët thonë se mund të ndryshojë shoqërinë dhe mënyrën se si ne e shohim automjetin.

Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Daimler Dieter Zetsche, paraqiti makinën luksoze elektrike që funksionon me bateri me diegie të brendshme. 

Arritja e  makinës në panair skenë u prit me duartrokitje në sallë ndërsa dyert e makinës u hapën për të treguar se ajo ishte automatike dhe lëvizte pa shofer.

Zoti Zetsche shpjegoi se makina pa shofer do të ndryshojë shoqërinë dhe mënyrën sesi konceptohen automjetet.

``30 vjet më parë i shihja këto foto dhe ëndërroja për këto makina. Tani të jesh pjesë e realizimit të kësaj ëndrre është fantastike. Ne kemi përgjegjësinë pasi jemi kompania që shpiku makinën. Pra ne duhet të jemi ata që sjellim ndryshimin e madh.\'\'          

Makina luksoze  F 015, me kabinën e saj të bollshme dhe katër vende, hap mundësi të reja për makinat vet-lëvizëse. Dhe duke ruajtur traditën e Mercedesit dhe konceptin e makinave luksoze, vendi i pasagjerëve është tepër modern: sedilje me lëkurë, alumin i lëmuar dhe xhama të ndriçuar në ngjyrë blu.         

Mercedes i jep meritë sistemit të sensorëve që mundëson lëvizjen e pavarur të makinës. Sistemi ``Extended Sense\'\' monitoron vazhdimisht rrugën përmes përdorimit të kamerave, radarëve dhe sensorëve ultrasonikë.

Ndonëse disa karakteristika të ndryshme gjysmë-automatike janë tani në disa makina në qarkullim, zoti Zetsche thotë se makinat që lëvizin vetë janë ende një dekadë larg.

“Dekadën e ardhshme, mund të presim makina pa shofer në rrugë. Ne tashmë kemi elementë të rëndësishëm të këtyre makinave. Ato mund të lëvizin vetë deri në 15 milje në orë.\'\'           

Mercedes-Benz është në mes të një numri të rritje kompanish që marrin pjesë këtë vit në panairin e Las Vegasit me shpresë për të demonstruar ndërthurjet mes teknologjisë dhe industrisë së automobilëve.            

Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës është më i madhi në botë i këtij lloji dhe tërheq më shumë se 150 mijë vizitorë. Ai u hap sot dhe mbyllet më 9 janar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)