Mercedes-Benz C63 AMG Coupe 2012
Frankfurt, 27 korrik - Mercedes-Benz ka vendosur që zyrtarisht të prezantojë modelin C 63 AMG Coupe Black Series, gjegjësisht C klasin më të fuqishëm deri tani.
Ai do të jetë me një motor V8 6,3 litra, 380 kW (517 KS) dhe 620 Nm rrotullime. Motori është i përbërë prej AMG Speedshift inovacionit me shtatë shpejtësi sportive.
Shpejtësia prej 0 deri në 100 km/h arrihet për 4,2 sekonda.
Ky model është i dizajnuar në mënyrë të përkryer në brendi dhe në pjesën e jashtme, me kushte speciale. Mercedes-Benz C 63 AMG Black Series Coupe në treg do të jetë në janar të vitit 2012, me një çmim fillestar prej 115 mijë euro.