26 Dhjetor 2024

Me Trepçën do të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 20 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës me kërkesë të Qeverisë, dje ka aprovuar Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, me të cilin janë krijuar kushtet për punë normale të “Trepçës”, duke evituar fillimin e procedurave për falimentim.

Qeveria poashtu dje e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me të cilin parashihet që për “Trepçën” të hartohet Strategji Zhvillimore dhe të nxirret Ligj i veçantë.

Në një deklaratë për media Qeveria e Kosovës ka theksuar edhe njëherë se “Trepça” është pasuri e Kosovës, është organizatë në territorin e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë kombinat do të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës, të parapara me Ligj, në interes të punonjësve të “Trepçës” dhe të ekonomisë së Kosovës.

Çdo tentativë për të mbjell huti se është heqë dorë nga “Trepça”, sipas qeverise është e pavërtetë dhe qëllimkeqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)