24 Dhjetor 2024

Me ligjin e ri, Trepça ndërmarrje publike

Prishtinë, 11 maj - Gjiganti metalurgjik “Trepça” pritet që shumë shpejt të bëhet me status të ri. Ndërmarrja më e madhe në Kosovë do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-qendrore me mundësi të partneritetit publiko-privat.

Ky është definimi i kësaj ndërmarrjeje që është bërë në projektligjin për “Trepçën”, i cili projektligj pritet të dërgohet gjatë javës së ardhshme në Qeveri të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” Ahmet Tmava, drejtor i ndërmarrjes “Trepça”, i cili njëkohësisht ka qenë edhe në komision ndërinstitucional. Sipas tij, ky emërtim do të jetë një mundësi e zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj ndërmarrjeje.

“‘Trepça’ do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-private dhe do të shndërrohet në ndërmarrje publike-qendrore me mundësi të partnerit publiko-privat. Po mendoj një alternativë e mirë që jep mundësinë e zhvillimit. Ne presim që gjatë javës të procedohet kjo në Qeveri, meqenëse jemi në fazën finale të këtij projektligji i cili është punuar nga një grup ndërinstitucional dhe përfaqësues të tjerë”, ka thënë ai.

Ndërsa në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë thënë se projektligji për “Trepçën” është në fazën finale dhe shumë shpejt pritet të dërgohet në Qeveri.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)