26 Dhjetor 2024

McLaren prezanton veturën e fundit të P1 GTR

Franfurt, 16 gusht - McLaren ka prezantuar fotografinë finale të modelit P1 GTR i cili pritet ti prezantohet publikut këtë vikend në plazhin Pebble.

I planifikuar që të shkoj në garazhin e vetëm një njeriu P1 GTR do të kushtoj plotë 1,98 milionë funte dhe prodhimi i tij pritet të filloi nga viti i ardhshëm kur edhe McLaren do të kompletoj veturën e fundit nga modeli 375 P1.

Fuqia motorike e tij do të jetë mjaft e madhe pasi motori i tij do të prodhoj plotë 1000 kuaj fuqi, derisa pesha total e karrocerisë do të jetë më e lehtë sesa modeli P1 me vetëm 1,400 kilogram.

Përkundër faktit që do të ketë fuqi më të madhe kurse peshë më të vogël, McLaren P1 GTR do të pësoi disa ndryshime aerodinamike që i ndihmojnë të jetë më stabile gjatë ngasjes më shpejtësi të madhe.

Fillimisht në McLaren nuk kishin zbuluar numrin e veturave që do të prodhohen nga ky model, por javën e kaluar revista “Auto Motorsport”, ka nxitur dyshime duke thënë se bëhet fjalë për vetëm një veturë e cila do të shitet me një çmim të majmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)