McLaren e konfirmoi lansimin e modelit P13
Gjenevë, 4 prill - Kompania e njohur McLaren publikisht e bëri të ditur se planifikon lansimin e automobilit të ri sportiv i cili do të duhej të jetë konkurrent i Porsche 911 Turbo.
Modeli për tani është emërtuar P13, dhe do të jetë ky sportisti bazë i McLaren-it çmimi i të cilit do të sillet rreth 120.000 funte.
Do të pajiset me motorin 3.8-litra V8 me 450 KF, ndërsa do të prodhohet në 2500 copë në vit, duke filluar nga viti 2015.
Në intervistën në panairin e mbajtur së fundi në Gjenevë, shefi i McLaren-it, Ron Dennis, e konfirmoi ekzistimin e modelit P13, si veturën më të vogël, e cila në ofertën e prodhuesit luksoz do të futet nën superautomobilin 12C dhe hiperautomobilin P1.
Dennis po ashtu deklaroi se pozicionimi i këtij modeli në ofertën e tanishme ende është në pikëpyetje.
Megjithatë, disa burime të cilat kanë punuar në projektin në fjalë gati qe dhjetë vjet e konfirmuan që modeli do të dedikohet për zhvillimin e betejës me Porsche 911 Turbo, me qëllim zënien e vendit të tij në treg.
Spekulimet i konfirmon edhe qëndrimi i McLaren-it se ka shumë pak modele kulmor të cilët ofrohen për çmimin nga 100 deri 150 mijë funte. Por, a do të dalë vërtetë ky model dhe nëse po, atëherë kur, ende nuk dihet.