McLaren 650S vjen më i freskuar
Frankfurt, 19 shkurt - Ende pa u bërë një javë që kur e kanë paralajmëruar modelin 650S, McLaren ka postuar fotografitë e para dhe detajet teknike të kësaj super veture.
McLaren 650S vizualisht paraqet kombinimin e modeleve 12C dhe P1. Dizajni i pjesës së përparme i ngjan shumë P1, derisa pjesa tjetër e veturës mund të konsiderohet si 12C.
Dallimi i vetëm është në materialin e përdorur gjatë prodhimit të tij, ku në vend të lëkurës tani figuron Alcantara. Megjithatë në pjesën perëndimore të Amerikës, blerëve do tiu ofrohet blerja e radiove digjitale DAB, radios satelitore SIRIUS.
Në McLaren kanë bërë të ditur se 650S është i pozicionuar në mes të dy modeleve, por në praktikë modeli i ri është më i përparuar sesa 12C, por që ka të huazuar nga ky model motorin e fuqishëm.
Motori me 3.8 litra V8 ka fituar edhe 25 kuaj fuqi shtesë, derisa rrotullimet maksimale janë rritur në 78 Nm, që do të thotë se tani prodhon 650 kuaj fuqi dhe 678 Nm.
Motori është i lidhur me transmisionin automatik më të avancuar me shtatë shpejtësi me dy pedale, derisa shpejtësia bartet sikurse tek modeli 12C në rrotat e pasme.
Falë këtyre ndryshimeve, ky model kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3 sekonda, që është për 0,1 sekonda më i shpejtë sesa 12C. Kjo veturë pritet të shitet në Britani me një çmim fillestar prej 290 mijë funte.