Mbyllet fabrika më e madhe e çelikut në Evropë
Romë, 28 nëntor - Në Itali u arrestuan disa nga drejtuesit e fabrikës së çelikut Ilva.
Kompleksi më i madh metalurgjik në Evropë pushoi së funksionuari, prodhimi i tij u konfiskua.
Për këtë arsye u pezullua edhe puna e disa ndërmarrjeve të tjera, të vendosura në të gjithë vendin.
Drejtuesit e fabrikës akuzohen për faktin se ata fshehën shkallën masive të dëmit ekologjik të shkaktuar nga fabrika.
Mbeturinat e ndërmarrjes nuk i plotësojnë standardet normative, gjë kjo që shkakoi rritjen në rajon të pacientëve të prekur nga kanceri, çrregullimet e sistemit kardiovaskular dhe sistemit të frymëmarrjes.
Sipas të dhënave të prokurorisë, bordi drejtues i fabrikës u jepte rregullisht ryshfete zyrtarëve vendorë për të fshehur përmasat drastike të katastrofës ekologjike.