26 Dhjetor 2024

Mbyllet edicioni i dytë i Javës së Arkitekturës në Prishtinë

Prishtinë, 7 korrik - Me një prezentim të punës së arkitektit kosovar me qendër në Gjenevë, Gëzim Paqarizi dhe një tjetër nga arkitekti anglez me renome boterorë sir Peter Cook, u mbyll edicioni i dytë i Javës së arkitekturës në Prishtinë, PAW. 

Në modelariumin e Prishtinës, Paqarizi shpalosi projekte rezidenciale dhe publike të realizuara në Kosovë dhe Zvicër, për t’a ndarë më tej prezantimin e tij në dy momente: Kosova para modernitetit dhe Kosova pas (gjatë) modernitetit.

Kosova para modernitetit u përfaqësua nga një prezentim voluminoz fotografishë të viteve 1863 e deri më sot.

Fotografitë, që janë pjesë fizike e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës, janë gjetur në arkiva të ndryshme nga vet Paqarizi ndërsa janë fotografuar nga autorë të ndryshëm të kohës si: Josef Selkely, August Leon, Baron Nopca, Karl Konig dhe të tjerë që për arsye të ndryshme kishin vizituar Kosovën.

Ky hulumtim duket të jetë material arkivor tepër i vlefshëm antropoligjik si dhe një udhërrefyes mbi morfologjinë dhe strukturën e qyeteteve kryesore kosovare. Përgjatë një prezentimi gati dy-orësh,

Paqarizi ka shfaqur për herë të parë para publikut Kosovar pjesën më të madhe të këtij arkivi duke shprehur poashtu indinjatën ndaj trajtimit të tipologjisë së hapsirave banuese nga sistemet e ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe atë të tanishmin.

“Kushdo që e njeh punën time, e di se qasja ime është komplet bashkëkohore, pra si arkitekt s’kam shiku edhe aq shumë në të kaluarën, por puna ime për Bienalen më ka shty të shkoj dhe shoh prapa, dhe mendoj që njohja e të kaluarës është e domosdoshme nëse dojmë të investojmë në imazhin tonë të ri’- ka thënë ai gjatë një prezantimi të detajuar mbi gjetjet për zhvillimet sociale e arkitektonike të Prishtinës, Prizrenit, Pejës e Gjakovës.

Pjesa e dytë e prezentimit të Gëzim Paqarizit, që këtë vit reprezenton Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, ka shtjelluar idenë konceptuale rreth ‘Shkamit’ që është struktura kryesore e Pavijonit të Kosovës në Venedik.

Ky koncept ka nisur me një shtjellim të etomologjisë së fjalës ‘shkam’ për ta determinuar atë si emërtim unik të një nga elementet më të vjetra te dizajnit lokal. Ky element perben një strukturë që paraqitet në formë të një kulle rrethore dhe përbëhet nga 11 rrathe me nga 36 shkama të cilët janë prodhuar në Kosovë dhe eksportuar në Venedik.

Pas një pauze 10 minutëshe Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës ka mirëpritur një prezentim të gjerë nga arkitekti me renome botërorë sir Peter Cook, i cili në fillim të prezentimit ka shprehur kënaqësine të qenit mysafir në një nga qyetet më interesante pa dalje në det, që ka vizituar së fundi.

Sir Peter Cook është një nga arkitektët më të njohur të kohës sonë. Ka qenë themelues i Archigram-it dhe në vitin 2007 u nderua nga Mbretëria Angleze për kontributet e tij në fushën e arkitekturës dhe mësimdhënies.

Plot humor, ai për më shumë se dy orë ka prezentuar një mori punësh kryesisht konceptuale dhe artistike,  si dhe të tjera punë e projekte konkrete arkitektonike, përfshi këtu projektin PLUG IN CITY dhe atë KUNST HAUS në Graz që i kanë dhënë nam dhe kanë definuar në publik pozicionin e tij si arkitekt.

Java e Arkitekturës në Prishtinë për gjashtë ditë me rradhë ka qenë mikëpritës i ekspozitës: Utopitë e Vogla, Arkitektura Italiane e Mileniumit të Tretë, ndërthurrje mes historisë, hulumtimit dhe inovacionit në Insitutin për Mbrojtje të Monumenteve në Prishtinë, Nju Jorku, Kufijtë e Qytetit! në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, Çmimi Aga Khan për Arkitekturë në Muzeun e Kosovës si dhe Ekspozita e Studentëve në Kampusin e Universitetit UBT.

PAW sivjet ka definuar programin e saj me një mori prezentimesh nga arkitektë dhe urbanista të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, përfshi këtu Kryetarin e Prishtinës z. Shpend Ahmeti si dhe profesionistë e arkitektë të tjerë si: Pippo Ciorra, Jose Mateus, Ledian Bregasi & Saimir Kristo, Farrokh Darakhshani, Skye Duncan, Emre Arolat, Diana Vucinic, Daniel Schwarts si dhe Elia Zenghelis.

Përvec prezentimeve për PAW sivjet ka hapur studion e tij arkitekti Ilir Murseli, studiot Project Graphics dhe Frakton si dhe CHwB. Si pjesë e kësaj jave janë mbajtur edhe punëtoritë me studentë, si ajo The Street of Prishtina udhëhequr nga Skye Duncan nga Departamenti i planifikimit të qytetit në Nju Jork si dhe Puntoria Informal Toolbox for Prishtina udhëhequr nga Haris Piplas nga Urban Think Tank dhe shkolla ETH.

Gjithashtu gjatë PAW është mbajtur edhe debati Kosovo Unfinished me panelistë arkitektë kosovarë.

PAW është mbyllur me një party të hapur për të gjithë, në lokalin White Tree në Prishtinë ndërsa nga pjesëmarrësit është vlerësuar si një nga platformat më të rëndësishme për arkitekurë, urbanizëm dhe vlera tjera sociale që ndërlidhen me këto fusha. 

Sipas Bekim Ramku-t, drejtorit të PAW, këtë vit programi i PAW u tregua shumë më i suksesshëm dhe gjitha aktivitetet e Javës u përcollën nga mbi 5000 persona, një pjesë e konsiderueshme nga ta ishin nga vendet përreth Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)