Mbyllen 16 fabrika veshjesh në Bangladesh
Bangladesh, 8 maj - Bangladeshi ka mbyllur 16 fabrika veshjesh për shkaqe sigurie, pasi që një ndërtesë në të cilën gjendeshin pesë fabrika të tilla veshjesh u rrëzua në muajin e kaluar, duke vrarë më shumë se 800 persona, citon autoritetet agjencia AFP.
Gjashtëmbëdhjetë fabrika janë mbyllur në Daka dhe dy në Chittagong, ka thënë ministri I Tekstilit Abdul Latif Siddique.
Ai ka thënë se fabrika të tjera do të mbyllen si pjesë e masave të ashpra të reja të sigurisë.