26 Dhjetor 2024

Mbahet takimi i katërt i nëngrupit punues për Industri

Prishtinë, 24 qershor - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u mbajt takimi i katërt i Nëngrupit Punues për Industri, i themeluar në kuadër të Politikës Tregtare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, bizneseve dhe shoqatave të biznesit.

Takimi është organizuar nga Departamenti i Tregtisë në MTI dhe eshte kryesuar nga Zef Dedaj, zyrtar i lartë për hartimin e Politikave Tregtare, në bashkëpunim e perfaqsuesin e kompanis “STONE CASTLE”.

Qëllimi i takimit ishte informimi i bizneseve me të arriturat e deritanishme sa i përket fushës se industrisë, si dhe paraqitja edhe e shqetësimeve apo problemeve aktuale, qofshin ato probleme teknike, legjislative, administrative apo edhe probleme lidhur me pengesat gjatë importit dhe ekpsportit.

Në  takim u ngritën dhe u diskutuan çështjet e parapara në agjendë si: bizneset u informuan lidhur me ngjarjet e fundit të MSA-së; të arriturat lidhur me lirimin e lëndës se parë nga Dogana; si dhe produktet bujqësore të liruara nga TVSH-ja.

Gjtihashtu të pranishmit u informuan për të arriturat lidhur me databazën për industrinë e krijuar nga Departamenti i Industrisë për studimet sektoriale përr gjashtë sektorët e industrisë (sfidat industriale) si dhe për politikën industriale që është duke u hartuar. 

Pos kësaj, bizneset u informuan shkurtimisht edh për Ligjin për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese, i cili ditë me parë ka hyrë në fuqi, të cilin do ta përcjellim tek shoqatat e bizneseve si dhe tek të gjitha bizneset që janë mundësitë e mëdha të preken nga ky ligj.

Bizneset patën rastin t’i paraqesin edhe disa nga çështjet apo shqetësimet me të cilat ata po ballafaqohen, siç është lirimi i akcizës për pijet jo-alkoolike, problemet me enrgjin elektrike etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)