Mbahet manifestimi qendror Java e Minatorëve"
Mitrovicë, 20 shkurt - Me rastin e 28 Vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepçës, në Stantërg të Mitrovicës , mbahet manifestimi qëndror Java e Minatorëve.
Para njëzet e tetë vjetësh mbi 1.300 minatorë të Trepçës, zgjodhën protestën me grevë urie, për të kundërshtuar politikën e atëhershme, e cila tërhoqi vëmendjen e botës.
Pas përfundimit të grevës, filloi hakmarrja ndaj minatorëve, kur mbi 1200 minatorë u dënuan me nga 30-60 ditë burgim, ndërsa ndaj 14 të tjerëve u zhvillua një proces monstruoz politik.