Mbahet konventa e parë e industrisë së drurit në Kosovë
Prishtinë, 19 tetor - Drejtori I USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i bordit të Shoqatës së Prodhuesve të Drurit, Hashim Deshishku, do të flasin në Konventën e parë të industrisë së drurit në Kosovë.
Tematika e Konventës së Industrisë së Drurit është Përpunimi i drurit në fokus: trendet, teknologjia dhe mjedisi i biznesit.
Kjo konventë dy ditore përfshin disa forume duke përfshirë Forumin e biznesit, Forumit për çështje të konkurrueshmërisë, ose Panelit të zhvillimit të fuqisë punëtore.
Kompanitë e përpunimit të drurit të Kosovës do të ekspozojnë produktet e tyre për publikun gjatë të këtyre dy ditëve, bashkë me zgjidhje nga fusha e dizajnit të interierit punuar nga studentë të universiteteve.
Ceremonia e çmimeve të Konkursit të Dizajneve nga Studentë do të përmbyllë punimet e konventës.
USAID-i, përmes komponentës së tij Fuqizimi i Sektorit Privat punon ngushtë me prodhuesit dhe përpunuesit e drurit të Kosovës.