25 Dhjetor 2024

Mbahen negociata për gaz mes Rusisë dhe disa shteteve evropiane

Moskë, 28 prill - Konflikti politik mes Rusisë dhe Ukrainës po zgjerohet për çdo ditë e më tepër, ndërsa pasojat e tij po përfshinë gjithnjë e më shumë edhe shtetet e tjera evropiane.

Aleksi Miller, drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse Gasprom, së bashku me Aleksander Novak, ministër i ekonomisë së Rusisë, kanë zhvilluar takime dhe bisedime me disa përfaqësues të disa shteteve të Evropës Lindore të cilat për ta siguruar gazin e nevojshëm janë të varura në masë të madhe nga Rusia.

Përfaqësues të qeverive të shteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë dhe Moldavisë kanë shkuar në Moskë me qëllim që të sigurohen se do të kenë qasje në gazin e eksportuar të Rusisë para takimit tre palësh që do të zhvillohet për çështjen e gazit mes Rusisë, Ukrainës dhe BE.

Rusia në vitet 2006 dhe 2009, për shkak të mosmarrëveshjeve me Ukrainën në lidhje me çmimin e gazit, dy herë ka ndërprerë eksportin e gazit drejt Ukrainës dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

Aktualisht çështja e gazit përsëri është bërë shkak për krijimin e një konflikti politikë mes Moskës dhe Kievit.

Kompania ruse Gasprom i ka dhënë ultimatum Ukrainës që më së shumti deri më datë 3 Maj duhet të paguajë borxhin e gazit ndaj Rusisë në vlerë prej 3.5 miliardë dollarë, në të kundërtën do të ndërpritet eksporti i gazit të Rusisë drejt Ukrainës.

Qeveria e përkohshme e Ukrainës ende shpreson se negociatat rreth çështjes së gazit të cilat do të zhvillohen më 28 Prill në Moskë në prani të përfaqësuesve të BE, do të parandalojnë krijimin e një krize të re të gazit në Evropë dhe në Ukrainë.

Mirëpo Rusia ka mjete më të mëdha për të ushtruar presion ndaj Kievit sepse linjat e gazsjellësit “South Streem” dhe “North Streem” që njëra kalon nga veriu i Ukrainës dhe del në zonën e Detit Baltik, ndërsa tjetra kalon nga jugu i Ukrainës dhe del në zonën e Detit të Zi, kanë ndikim të madh mbi pozitën e Ukrainës në tregun e energjisë së Evropës.

Linja e gazsjellësit “South Stgreem” e cila do të lëshohet në funksion në vitin 2015, do të transportojë 64 miliardë m3 gaz drejt Evropës Jugore dhe Lindore.

Në këtë mënyrë çfarëdo lloj rrugëzgjidhje rreth të cilës mund të bien dakord Rusia me BE për të garantuar qarkullimin e gazit, për Ukrainën konsiderohet një rrugëzgjidhje e përkohshme për arsye se projektet e mëdha South Streem dhe North Streem në një të ardhme shumë të afërm do ta anulojnë pozitën e këtij shteti si zonë tranzite për eksportin e 50% të gazit të Rusisë në drejtim të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)