Mazda3 përjeton ndryshime të dobishme
New York, 21 maj - Në sallonin e automobilave në New York Mazda e prezantoi versionin e freskuar të modelit kompakt, Mazda3.
Përkrah ndryshimeve të zakonshme të facelift-it dhe të enterierit, të cilat do të ndryshojnë varësisht nga tregu, shumë më të rëndësishme janë ndryshimet, përkatësisht plotësimet e natyrës teknike.
Vëmendje më të madh sidomos që meriton gjenerata e re e motorëve me benzinë të emërtuar SkyActiv, si edhe ndërruesi automatik dhe manual me 6-shpejtësi.
Sipas të dhënave të fabrikës motori i ri 2.0 litra zhvillon 155 KF me rastin e 6.000 rr/min dhe 200 Nm të momentit rrotullues me rastin e 4.100 rr/min, derisa paraardhësi i tij zhvillonte fuqinë prej 150 KF me rastin e 6.500 rr/min dhe të momentit më të madh prej 183 Nm me rastin e 4.100 rr/min.
Por, ajo që është më e rëndësishme, në Mazda pohojnë se harxhimi i karburanteve është zvogëluar për 20%. Ndërruesi i ri do të mundësojë ndërrimin më të shpejtë të shkallëve të transmisionit, ndërsa po ashtu është përmirësuar pezullimi dhe sistemi i drejtimit.