Mazda thellon bashkëpunimin me Alfa Romeo
Milano, 19 shtator - Nga kompania Mazda kanë arritur informacione të reja për bashkëpunimin me Fiat-in italian, përkatësisht me brendin e tij, Alfa-Romeo.
Me herët kemi kuptuar se Mazda dhe Alfa-Romeo do të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe prodhimin e gjeneratës së ardhme të modeleve MX-5 dhe Spyder, por ky si duket do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit i cili pritet të thellohet në të ardhmen.
Para së gjithash risi paraqet informacioni që së pari bashkëpunimi do të drejtohet kah zhvillimi i platformës së lehtë në të cilën dy automobilat e përmendur më lart do të bazohen, por për shkak të motorikes së ndryshme dhe pajisjeve do të kenë çmime të ndryshme, dhe njëherësh nuk do të jenë konkurrencë e njëra-tjetrës.
Këto informacione vijnë nga ana e shefit të Mazda-s, Takashi Yamanouchi-t, i cili pra paralajmëron edhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Ky projekt do të duhet të shërbejë si njohje dhe për vlerësimin e partnerit në mënyrë që të shohin se çka mund tju ofrojë bashkëpunimi ndërmjet tyre.
Supozohet se bashkëpunimi i tyre i eventual në të ardhmen së pari të drejtohet kah zhvillimi i konstruksioneve të lehta dhe motorëve konvencional të vëllimeve të vogla, dhe ndoshta edhe tërheqjeve alternative.