Mazda CX-5, atraksion në Frankfurt
Frankfurt, 28 shtator - Mazda në panairin e veturave në Frankfurt, e ka prezantuar modelin e saj të ri kompakt SUV CX-5, i cili në shitje del në fillim të vitit 2012, ndërsa do të jetë në dispozicion me motor 2.0 litërsh benzinë dhe atë 2.2 litërsh me naftë.
Edhe përkundër dimensioneve të saj kompakte prej 4540 mm gjatësi, 1840 mm gjerësi dhe 1670 mm lartësi, CX-5 siguron njërën nga kabinat më komode për udhëtarë, falë distancës mes boshteve prej 2700 mm.
Kur të dalë në shitje në fillim të vitit 2012, Mazda CX-5 do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me dy dhe me katër rrotë.
Nën kapakun e motorit do të gjenden dy agregat SkyActiv: 2.0-litërsh me benzinë me 165 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi 210 Nm, dhe atë me naftë 2.2-litërsh me naftë në dy versione: me 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi 380 Nm dhe atë 175 kuaj fuqi me 420 Nm. Çmimet ende nuk dihen.