22 Dhjetor 2024

Maserati Kubang konkurencë për Porsche Cayenne

Frankfurt, 21 shtator - Gati një dekadë pasi që “Porsche” e lansoi modelin Cayenne, italianët e kuptuan se SUV-ët e sotëm për ndonjë arsye ofrojnë përjetim të pa krahasuar të ngasjes dhe atmosferën luksoze në nivelin e automobilave sportiv dhe limuzinave të shtrenjta.

Për këtë “Maserati” në Frankfurt vendosi të tregojë vizionin e vet të SUV-it i cili do të duhet të ofrojë përjetim sportiv të ngasjes në pakon luksoze si të Porsche Cayenne, BMW X5 dhe X6, Mercedes ML, Range Rover Sport, Audi Q7 etj.

Mos u hutoni kur ta dëgjoni emrin e konceptit. Kubang është quajtur edhe SUV koncepti i parë të cilin “Maserati” na e tregoi në vitin 2003, por shpresojnë që për dallim nga ai “i pafati”, ky koncept i ri megjithatë do të përfundojë në prodhim.

Dhe pse mos të ndodhte kjo? Këtë model ndoshta nuk e nënshkruan Giugiaro por Lorenzo Ramaciotti, por duhet ta pranojmë se duket fantastik, dhe kësaj radhe, falë marrjes së “Fiat-it” të “Chrysler-it”, “Maserati” e ka edhe platformën, atë Jeep Grand Cherokee.

Italianët me këtë rast betohen se tërë të tjerat, që nga frenat dhe pezullimi deri te stili dhe përpunimi final do të jenë nga dora e italianëve, ndërsa na gëzon se edhe motori, dhe ndërruesi automatik me tetëshpejtësi, do të vjen nga fabrikat e “Ferrari-it” në Maranello. Na mungojnë vetëm informacionet për datën e fillimit të prodhimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)