Marrëveshja serbe për Trepçen cenon autoritetin e AKP-së
Prishtinë, 18 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë të ditur se ёshtё vёnё nё dijeni nga mediat elektronike lidhur me të ashtuquajturën marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik ndërmjet Konzorciumit NGP dhe përfaqësuesve tё Trepçёs, e sponzoruar nga Ministria e Minierave dhe Resurse Natyrore e Republikës së Serbisë.
Sipas njoftimi për media agjencia, nё cilёsinё e Administratorit, nuk ёshtё informuar pёr rastin nё fjalё, si dhe nga AKP nuk ёshtё kërkuar aprovim apo informatë paraprake pёr njё marrëveshje eventuale tё tillë.
Andaj, marrëveshja eventuale e lartpërmendur, konsiderohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, dhe si e tillë cenon autoritetin administrativ të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është e pavlefshme dhe e pazbatueshme në praktikë.
Nё bazë te Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (Ligji nr. 04/L-034), Agjencia ёshtё e autorizuar për administrimin e të gjitha ndërmarrjeve shoqërore nё Kosovё, duke përfshirë autorizimet për shitjen, transferimin si dhe likuidimin e këtyre ndërmarrjeve dhe aseteve të tyre.
Nё bazë tё Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre (Ligji Nr. 04/L-035), Agjencia Kosovare e Privatizimit ёshtё administrator i vetëm i ndërmarrjes shoqërore Trepça nёn mbikëqyrjen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme tё Kosovës.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka theksuar se me urgjencë do të njoftoj Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e njëanshëm dhe jo ligjor të përfaqësuesve tё Trepçёs, dhe po ashtu do të njoftoj të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.