Maqedonia ndërton park të ri industrial
Shkup, 2 gusht - Maqedonia nisi të premten ndërtimin e një zone zhvillimi teknologjik dhe industrial në Radovis, në lindje të vendit, me qëllim tërheqjen e investimeve.
Parku prej 10 hektarësh ndodhet në afërsi të kufirit me Bullgarinë dhe Greqinë dhe është i lidhur me rrugën rajonale Strumica-Radovis, duke ofruar një potencial transporti të shpejtë dhe efikas.
Qeveria maqedonase ka investuar 11 milionë euro për ndërtimin e parkut me stimuj shtesë nga investitorët për nxitjen ekonomike dhe uljen e nivelit të papunësisë, që u regjistrua në 28.4 për qind në tremujorin e parë të vitit.
Investitorët do të gëzojnë një ulje të konsiderueshme taksash në 10 vitet e para.