22 Dhjetor 2024

Maqedoni, Numri i punëtorëve në industri zvogëlohet për 7,6 %

Shkup, 30 mars - Numri i punëtorëve në industri në shkurt të vitit 2010, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 7,6 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rënie më të madhe në shkurt të vitit 2010 është shënuar në sektorin Nxjerrje të xeheve dhe gurëve në vit për 8,3 për qind, në Industrinë e përpunimit për 8,1 për qind dhe në sektorin e Furnizimit të energjisë elektrike, gazit dhe ujit për 3,0 për qind.

Indeksi i numrit të i punëtorëve në industrinë gjatë periudhës janar-shkurt të vitit 2010, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 7,4 për qind.

Numri i punëtorëve në industrinë e Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 2010 në krahasim me numrin mesatar të punëtorëve prej vitit 2005 është zvogëluar për 16,3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)