MAP dhe MMPH, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi
Prishtinë, 2 qershor - Ministrja e Administratës Publike znj. Edita Tahiri, dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jaggjillar nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 04 / 6, që ka për objektiv kryesore kalimin e përgjegjësive dhe kompetencave për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, nga Ministria e Administratës Publike, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Pra AAK, tash e tutje do të vazhdoj punën konform ligjit dhe kompetencave, në kuadër të MMPH-së.
Pas nënshkrimit, të dy ministrat u shprehen gatshëm për intenfsikimin e bashkëpunimit, i cili do të kontribuoj për të mirën e institucioneve vendore dhe për të gjithë qytetarët e saj.
Ndërsa Memorandumi i Mirëkuptimit ka hyrë në fuqi që nga momenti i nënshkrimit.