Makinat më të rrezikshme, ato me ngjyrë të zezë
Melburn, 20 prill - Pas një studimi që zgjati rreth 20 vjet doli se makinat e zeza janë më të rrezikshme, ndërsa makinat e bardha dhe ato te verdhaa janë më të sigurta në trafik.
Makinat me ngjyrë të zezë në 47% të rasteve do të jenë më shumë të rrezikuara nga aksidentet dhe fatkeqësi se sa makinat me ngjyra të tjera.
Arsyeja është e qartë-nuk është me rëndësi kush është në timon (nëse s′bëhet fjalë për person të dehur) por problemi është në vet ngjyrën dhe në zvogëlimin e shikimit të këtyre makinave.
Të zinjtë, gri, argjendtë, të kuq dhe të verdhë në përgjithësi nuk vërehen, dallohen, në raport me rrethinën dhe prapavijën, peizazhin dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Këto përfundime i kanë nxjerrë ekspertë nga Universiteti Monash nga Australia të cilët kanë analizuar raportet për automobilat nga 850.000 raste të aksidenteve të komunikacionit-ku kanë marrë parasysh të dhënat për makinën, kohën dhe formën e aksidentit. Makinat komerciale, siç janë taksitë janë lënë jashtë këtij studimi.
Pasi janë munduar që të zbulojnë se ngjyra e caktuar tërheq shoferët që të bëhen më të rrezikshëm dhe i nxit për ngasje të egër, hulumtuesit kanë zbuluar se makinat me nuanca të zeza janë pjesëmarrësit më të shpeshtë të aksidenteve të komunikacionit.
Gjatë ditës mundësia për pjesëmarrje në aksident është 12% më e madhe te makina e zeza në krahasim me të bardhat, ndërsa para mbrëmjes dhe gjatë natës kjo përqindje rritet në 47.
Siç thuhet në revistën Safety Science, menjëherë pas të zinjve, renditen ata gri dhe të argjendtë, pastaj të kuq dhe ata me ngjyrë të kaltër.
Ekspertët bien dakort se ngjyra e makinës luan rol të madh kur të vëzhgohen faktorët e sigurisë në trafik, por siç sqaron dr Stuart Newstead, më e rëndësishme është se si sillen shoferët, se a pijnë gjatë ngasjes apo a janë nën ndikim të drogës.