Makinat më të mira sipas kategorive
Londër, 6 janar - Kur vjen puna për të zgjedhur makinën e vitit, kjo është një punë e vështirë. Pasi pas përzgjedhjes sigurisht që do të këtë reagime nga më të ndryshmet.
Për gazetën britanike “The Sun” makina e vitit është Range Rover Evoque.
Sa i takon kategorive specifike, super-makina e vitit është konsideruar Ferrari 458 Spider ndërsa makina më e mirë për qytet është Voksvagen Up.
Ja kush janë makinat më të mira sipas kategorive:
Super-makinë: FERRARI 458 SPIDER
Makinë qyteti: VW UP!
Supermini: KIA RIO
Familjare: CITROEN DS5
Luksi: ROLLS-ROYCE GHOST
Pushime: SKODA SUPERB
E hapur: MINI
Ambientale: PEUGEOT HYBRID 4
Dizajn: JAGUAR C-X16