Makinat më luksoze në botë
Londër, 18 shkurt - Shoqata Botërore e Luksit ka publikuar listën e 100 markave më luksoze në botë. Mes tyre renditen katër marka italiane për prodhimin e makinave.
Ferrari, Maserati (të dyja i përkasin grupit Fiat), Lamborghini dhe Pagani bëjnë pjesë në këtë listë.
Nga ana e saj Britania e Madhe rendit 3 marka të sajat mes firmave më luksoze. Bëhet fjalë për Rolls-Royce, Bentley dhe Aston Martin.
Dhjetëshja e makinave më luksoze të botës kompletohet me francezen Bugatti, hollandezen Spyker dhe suedezen Koenigsegg.