Makinat me efikasitet të lartë bëhen realitet
SHBA, 12 tetor - Në Shtetet e Bashkuara kohët e fundit tre ekipe fituan një çmim prej 10 milion dollarësh në konkursin për të ndërtuar një brez të ri makinash me rendiment të lartë.
Fituesit e tejkaluan objektivin që makinat e tyre të konsumonin 1 litër për 40 kilometra rrugë. Makinat iu paraqitën publikut në një ceremoni të posaçme, ku u dha çmimi, në Uashington.
Kjo makinë të krijon menjëherë idenë se çpamje do të ketë e ardhmja.
\"Objektivi është që makina të jetë e përballueshme si çmim dhe e lehtë për tu drejtuar,\" thotë Ron Serven që ka projektuar këtë makinë me ekipin e tij Li-ion Motors.
Ajo është një prej 136 makinave nga e gjithë bota që konkuruan për çmimin prej 10 milion dollarësh. Objektivi: projektimi i një makine, që harxhon pak karburant, e sigurtë, e mire për mjedisin dhe e përballueshme ekonomikisht.
Brad Jaeger bën pjesë në ekipin Edison2:
\"Që makina të ketë ndikim në botë, ajo jo vetëm që duhet të harxhojë shumë më pak karburant, por nuk duhet të jetë e shtrenjtë\".
Pas provave të shumta, numri i konkurentëve arriti në vetëm disa, të cilët i paraqitën makinat e tyre në Uashington.
Çmimi do të ndahet mes tre makinave më të mira. Ron Cerven thotë se nuk i besohet që ekipi i tij fitoi.
\"Punuam për këtë makinë dy vjet dhe rezultati u vendos në një ditë. Kjo nuk është punë e lehtë dhe do të duhet kohë për të kuptuar përpjekjet që bëmë\".
Zoti Cerven thotë se makina e ekipit të tij me dy sedilje është elektrike dhe mund ta ngasësh deri në 240 kilometra para se të duhet të rinagarkosh baterinë, gjë që kushton pak më shumë se një dollar. Çmimi i makinës është rreth 40,000 dollarë.
Edhe kjo makinë me dy sedilje është fituese e çmimit prej 10 milion dollarësh. Ajo është prodhuar në Zvicër nga ekipi X-Tracer, ka motor motorçiklete, punon me bateri dhe do të jetë gati për prodhim brënda një viti, por çmimi është rreth 100,000 dollarë.
Fituesi i tretë i çmimit të madh është ekipi Edison2, e vetmja makinë me 4 sedilje. Ndryshe nga dy makinat e tjera, kjo makinë funksionon kryesisht me etanol dhe kushton rreth 20,000 dollarë.
Brad Jaeger thotë se nuk ka rendësi se çfarë e vë në lëvizje makinën, është struktura dhe dizenjoja që e bëjnë atë efikase.
\"Kur makina është kaq e lehtë, ajo bëhet si të thuash pjesë e trupit tënd\".
Fituesit e konkursit synojnë të gjejnë investitorë. Objektivi i tyre: ti kthejnë këto mjete të së ardhmes në makina që njerëzit të mund ti përdorin sot.