Makinat elektrike, më ndotëset në Britani
Londër, 11 qershor - Makinat elektrike mund të prodhojnë më shumë emetime të dëmshme gjatë jetëgjatësisë së tyre në krahasim me mjetet e tjera, për shkak të energjisë së konsumuar për të prodhuar bateritë e tyre.
Përfundimin e ka nxjerrë një studimi i komisionit të Low Carbon Vehicle Partnership (Low Cvp) i financuar nga qeveria britanike dhe industria automobilistike.
Sipas studimit, një mjet elektrik mesatar, duhet të kryejë të paktën 150 mijë kilometra përpara se të realizojë një kursim neto të emetimeve.