Makinat elektrike janë gjenerata e ardhshme e mjeteve motorike
Frankfurt, 28 maj - Automjetet elektrike janë gjenerata e ardhshme e mjeteve motorike që do të pushtojë rrugët në të gjithë botën.
Industria gjermane, këtë e ka të qartë. Prodhuesit e këtij vendi janë vënë që tani në lëvizje për të pushtuar sa më shpejt tregun kur të nisë edhe përhapja në masë e tyre.
Kreu i shoqatës së konstruktorëve gjermanë të automjeteve, Matias Vismanpranon se prodhuesit gjermanë synojnë deri në 2020 të hedhin fillimisht në tregun europian mbi 1 milion automjete që funksionojnë me energji elektrike.
Në një intervistë për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung, Visman thotë se shtëpitë gjermane të automobilizmit po përgatiten që brenda 2014-ës të kenë gati ofensivën e madhe në këtë sektor, hedhjen në treg të 16 modeleve të para të automjeteve elektrike, me qëllim nxitjen e kërkesës.
Viti 2014 nuk është afati përfundimtar për këtë objektiv, pasi siç thotë ai, 1 apo dy vite më shumë nuk përbëjnë një dramë.