Makinat e vogla dhe efiçente, prirje për 2011
Detroid, 3 janar - Automjetet elektrike kanë disa vite që janë hedhur në treg, por ekspertët e industrisë thonë se bateritë me efiçente, përmirësimi i cilësisë dhe pranueshmëria më e madhe nga ana e konsumatorëve mund ta shndërrojnë 2011-ën në vitin e makinës elektrike.
Makinat elektrike pritet të bëhen diçka e zakonshme në vitin 2011. Dhe kompanitë e prodhimit të automjeteve duan të përfitojnë nga një treg tërheqës.
Nissan thotë se marka e re Leaf do të jetë tërheqëse për konsumatorët që janë ambjentalistë por edhe të kujdesshëm me financat. Çmimi është rreth 30 mijë dollarë, por drejtori i planifikimit të produkteve Mark Peri e quan një makinë familjare të përballueshme.
Është makina e parë e përballueshme financiarisht që nuk lëshon gaz, me bateri elektrike, pa gaz, pa naftë. Ske nevojë të shkosh në stacionin e karburantit, ose të ndërrosh vajin.
Kompania franceze Peugeot po hyn në lojë me modelin iOn, që është krijuar për udhëtime të shkurtra në qytet.
Ndërsa modeli i vogël i Renosë. Twizy me dy vende karikohet për më pak se katër orë. Reno thotë se me një rreze 100 kilometra për një karikim, është ideale për tu përdorur në qytet.
Por ekspertët e kësaj industrie thonë se rrezja e kufizuar e shumë makinave elektrike është ende pengesë për konsumatorët.
Prodhuesi amerikan i makinave General Motors beson se ka gjetur përgjigjen me hibridin e ri Volt, që filloi të shfaqej në ekspozitat e makinave në dhjetor.
Menaxheri i kësaj kompanie për Bregun Perëndimor, Riçard Xhejms.
Është një automjet elektrik që të lejon ta ngasësh nëse e ke baterinë plotësisht të karikuar vetëm me energji elektrike apo me rezervën e baterisë për 80. 46 kilometra. Përveç kësaj, për të kapërcyer të ashtuquajturin ankth i kapacitetit, është një gjenerator i instaluar në makinë, një motor i brendshëm djegieje që fillon të funksionojë automatikisht, pa e kuptuar konsumatori, që karikon baterinë dhe makina do të vazhdojë të ecë me këtë kombinim burimesh për rreth 563 kilometra.
Por jo të gjitha makinat elektrike janë për çdo konsumator. Zëdhënësit të ekspozitës së makinave në Los Anxheles Brendan Flin i pëlqen hibridi C-X75 i Jaguarit.
Ky Jaguar është një makinë elektrike që kushton 300 mijë dollarë që arrin shpejtësinë nga zero në 60 milje për 3.2 sekonda. Mund të shkosh e të kthehesh nga Las Vegasi me një serbator.
Për ata që nuk përballojnë dot shuma të tilla, Micra e Nissanit ka teknologji shumë të avancuar dhe është ekonomike për një çmim prej 19 mijë dollarësh. Përveç se nuk ka nevojë për çelës, mundet edhe të kontrollojë hapësirën mes dy makinave të parkuara dhe ti thotë shoferit nëse ka vend për parkim.
Qoftë hibrid ose jo, redaktori i revistës Road and Track, Riçard Horman thotë se në vitin 2011 prirja është për makina më të lehta, më efikase dhe më ekonomike.
Në fillim të karrierës sime, makinat dhe kamionët ndërtoheshin sa më të mëdha që të ishte e mundur dhe fuori stradat ishin të preferuara. Sot makinat janë më të vogla. Ka edhe një Fiat të vogël tek stenda e Kraislerit. Makinat po bëhen më të vogla dhe efiçente.
Por nuk parashikohet qe makina tradicionale me karburant të zhduket. MP4-12C e McLarenit ka një motor me tetë cilindra që arrin shpejtësinë 60 milje për tre sekonda. Por me një çmim prej 260 mijë dollarësh jo gjithkush mund ta blejë.