25 Dhjetor 2024

Makinat e kompanisë GM me defekte

Detroid, 15 mars - Një grup i sigurisë së automobilëve në Shtetet e Bashkuara tha se 303 persona kanë vdekur në aksidente me makinë gjatë dekadës së fundit ndërsa udhëtonin me makina të kompanisë General Motors në të cilat jastëkët e ajrit kanë dështuar të hapen.
 
Qendra për Sigurinë e Automobilëve, tha se numri i vdekjeve është shumë më i madh sesa 12 vdekjet që janë lidhur me një difekt të sistemeve të ndezjes në disa modele të prodhuara mes viteve 2003 -2007.

Problemi ka bërë që makinat të fikeshin ndërsa ishin në lëvizje duke bërë që jashtëkët e ajrit të mos funksiononin.
 
GM, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë pas Toyota Motors të Japonisë tha se ishte thjesht spekullim që difekti të ketë shkaktuar aksidentet e cituara nga grupi i sigurisë.
 
General Motors muajin e kaluar paralajmëroi difekte në 1.6 makina të modeleve Chevrolet, Pontiac dhe Saturn në mbarë botën me sistemet e ndezjes..
 
Grupi i sigurisë kritikoi kompaninë që nuk ka vepruar më shpejt për të kthyer makinat difektoze.
 
GM tha se ka punësuar hetues të jashtë për të parë sesi e ka zgjidhur kompania problemin e difektit ndërsa ligjvënësit amerikanë dhe prokurorët federalë në Nju Jork kanë filluar hetimet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)