24 Dhjetor 2024

Makina e parë me hidrogjen

Londër, 25 korrik - Makina e parë për prodhim masiv që funksionon me hidrogjen do të arrijë së shpejti në Londër.

Kompania Hyundai shpreson që makina që nuk emeton asnjë lloj gazi do të luajë rol kryesor në rrjetin e zgjeruar të makinave me hidrogjen që financohet nga qeveria britanike. 
                                
Hyundai thotë se automjeti që funksion me hidrogjen bën një distance më të madhe sesa makinat konvencionale me bateri dhe ka avantazhin që nuk emeton asnjë lloj gazi. Produkti i vetëm që nxjerr ajo është uji.
 
Marka Hyundai ix35 është seria e pare në botë e makinave me hidrogjen. Robin Hayles është manaxher për kompaninë Hyundai në Britani. 
 
Ai thotë se makina ka avantazhin e madh që e gjeneron vetë elektricitetin, krahasuar me makinat elektrike konvencionale.
 
\"Ajo nuk e ka problemin e distancës. Me një mbushje mund të shkosh deri në 640 kilometra.\"
 
Dhe kur të mbaron hidrogjeni është shumë e lehtë të mbushësh serbatorin.
 
Makina përdor hidrogjenin për të prodhuar energji përmes një reaksioni kimik.
 
Pesë makina të këtij lloji do të jenë në rrugët e Londrës deri në fund të gushtit.
 
Ky model do të jetë pjesë e një projekti të financuar nga qeveria që synon nxitjen e përdorimit të makinave me hidrogjen.
 
Emma Guthrie është menaxhere për zhvillimin e biznesit në Air Products, kompania që koordinon futjen e këtyre makinave në treg.
 
\"Kemi filluar duke vendosur stacionet e para të furnizimit me hidrogjen në aeroportin Heathrow. Hapja e një stacioni të dytë në Londër do të shënojë fillimin e rrjetit të makinave me hidrogjen që vijnë nga kompania Hyundai \" .
 
Stacioni i dytë me hidrogjen do të hapet së shpejtë dhe deri në vitin 2015 do të ketë edhe gjashtë të tjerë.
 
Hyundai filloi të punonte për këtë projekt që në vitin 1998 dhe iu deshën 15 vjet për të prodhuar makinën e parë në Ulsan të Koresë në shkurt të këtij viti.
 
Rory Reid është gazetar për multimedian. 
 
Ai testoi makinën me hidrogjen këtë javë dhe thotë se ajo kombinon avantazhet e makinës elektrike me ato të makinës me karburant.
 
\"E provova dhe më duhet të them se më pëlqeu pasi ecën si një makinë elektrike. Ka një reagim të shpejtë pra e merr shpejtësinë menjëherë\" shpjegon Reid.
 
Londra synon të bëhet qendra globale për përdorimin e makinave me hidrogjen.
 
Në dy vitet e ardhshme, Hyundai ka në plan të prodhojë një mijë makina ix35.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)