"Lukoil" investoi mjete në mullinjtë e erës në Bullgari
Sofje, 21 gusht - "Lukerg Renew", një sipërmarrje e përbashkët kjo e kompanisë ruse të naftës "Lukoil" dhe asaj italiane ERG SpA, ka marrë lejen për blerjen e katër kompanive të cilat kanë në zotërim centralet elektrike që shfrytëzojnë energjinë e erës në Bullgari.
Autoritetet rregullative në Bullgari i lejuan "LUKErg Renew" të blejë kompanitë Globo Energy, Mark 1, Mark 2 dhe UP Bulgaria 4. Vlera e transaksionit nuk është bërë e ditur.
Vitin e kaluar "LUKErg Renew" arriti një marrëveshje me autoritetet bullgare për blerjen e 3 kompanive të tjera që shfrytëzojnë energjinë e erës.
"Lukerg Renew" u krijua në vitin 2011 për zbatimin e projekteve në fushën e energjisë së rinovueshme. Që atëherë, përveç aktivave në Bullgari kompania ka investuar në kompanitë në Rumani dhe Danimarkë.