Lotus me konceptin City Car
SHBA, 3 nëntor - Lotus ka prezantuar konceptin e ri të veturës së qytetit me emrin City Car.
Bëhet fjalë për hibridin Plug-in me elektromotor me fuqi 162 kW, të cilin e ndihmon motori me benzinë konvencional 1.2 litërsh, në rolin e gjeneratorit, që mundëson vozitje të pavarur për 500 km.
Natyrisht se te këto vetura performancat nuk janë në plan të parë, por të kursyerit dhe ekologjia, ndërsa në këtë aspekt, City Car është tejet i fuqishëm.
Po ashtu, me një pamje të përparme agresive, City Car bën pjesë në automobilat më të bukur dhe më ekologjik të qytetit.