Lotus Elite ve në sprovë konkurencën
Paris, 18 tetor - Nga ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur në Auto-Show sallonin në Paris, padyshim se është edhe prezantimi konceptual i makinave Lotus i cili planofikon një ofanzivë të përgjithshme për ta luftuar konkurencën.
Elite është version klasik që do të shfaqet në mënyrë të konvertueshme dhe më të moderuar.
Përpos fotografive të para zyrtare, Lotus ka shfaqur edhe disa karakteristika të makinës. Pjesa sipër e veturës është e përpunuar nga metali dhe qelqi që lejon të depërtoj më tepër dritë natyrale brenda dhe që vetura të ketë peshë më të vogël.
Mbledhja dhe lëshimi i kulmit bëhet duke shtypur vetëm një buton. Lotus nuk është deklaruar se kur do të jetë gati për treg, por është e qartë se do të jetë e fortë para konkurencës.
Nga 0 deri në 100 km/h përshpejton për vetëm 3.5 sekonda, kurse shpejtisa më e lartë është 315 km/h.