23 Dhjetor 2024

Lluka kërkon angazhim për përmirësimin e performancës se Trepçës

Prishtinë, 14 gusht - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim pune Bordin Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të performancës të saj.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me rënien e prodhimit në Trepçë në vitet e fundit, me ç’rast u diskutuan edhe masat e mundshme afatshkurtra për rritjen e prodhimit që do të ndikonte në zhvillimin e gjithmbarshëm të ndërmarrjes.

Ministri Lluka kërkoi më shumë angazhim nga Bordi i Trepçës me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, ndërsa theksoi se mbështetja e MZHE-së nuk do të mungojë.

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishte progresi i realizimit të marrëveshjes të Qeverisë me Sindikatën e Trepçës për asetet e kësaj ndërmarrje dhe benefitet sociale të minatorëve që dalin nga ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)