Llamkos nis prodhimin e Llamarinës së Zinkuar
Prishtinë, 9 dhjetor - Sot fabrika e njohur për prodhimin e Llamarinës së Zinkuar Llamkos ndez makinat pas privatizimit të suksesshëm nga kompania Core Group.
Kjo kompani me renome rajonale dhe botërore ka kapacitet prodhimi prej 150.000 tonelatave të Llamarinës se Zinkuar në vit.
Caku dhe synimi i pronarëve të rinj është ta krijojnë Llamkos-in eksportuesin më të madh të Kosovës në rajon dhe më gjërë.
Kompania Core Group deri me tani ka investuar më shumë se 25 milionë Euro në Llamkos që nga blerja e deri me sot.
Prodhimi fillon sot në ora 12:00 të mesditës ku do të prodhohen produktet e para për eksport të kësaj fabrike.