25 Dhjetor 2024

Llamkos: Në përgatitje për investimin 48 milionë euro

Vushtrri, 2 dhjetor - Fabrika për përpunimin e llamarinës, Llamkos Galva Steel, ka bërë të ditur për publikun dhe palët e interesuara se është në fazën e përgatitjeve teknike për të bërë instalimin e linjave të reja të prodhimit, investim ky që arrin vlerën prej 48 milion Euro.

Investimi sipas njoftimit të Llamkos-it dikton procedura të caktuara teknike të cilat mund të ndikojnë në veprimtarinë e përkohshme të fabrikës, gjë për të cilën në mënyrë jo korrekte është aluduar në media.

"Rezultatet e investimit do të kenë ndikim enorm në ekonominë e përgjithshme të Kosovës përmes shtimit të mbi 400 vendeve të reja të punës, rritjes së eksportit si rezultat i zgjërimit të kapaciteteve prodhuese, si dhe kontribuimit të mëtejmë ndaj komunitetit", thuhet në njoftim.

 Kompania “Core Group” që ka në privatizim fabrikën Llamkos, qëndron në situatë të shkëlqyer financiare, ku kapitali i grupit të aksionerëve në kompani qëndron mbi 500 milion dollarë amerikan.

Për më tepër, Menaxhmenti i kompanisë në mënyrë të rregullt përmbush të gjitha detyrimet ndaj 477 të punësuarve, vazhdon financimin e klubit të futbollit “Llamkos Kosova”, vazhdon mirëmbajtjen dhe financimin e plotë të parkut të Vushtrrisë, si pjesë e angazhimit për komunitetin si dhe është eksportues ekskluziv i koncentratit të plumbit dhe zinkut të Trepçës, kontratë kjo në vlerë prej 20 milion dollarësh amerikan.

Menaxhmenti i Fabrikës Llamkos thekson se mbetet i hapur për të gjitha palët e interesit të cilat dëshirojnë të kenë më shumë informata rreth veprimtarisë së fabrikës apo investimit në fjalë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)