Llamkos fillon me dizajnimin e linjës së re të prodhimit
Vushtrri, 7 shkurt - Llamkos GalvaSteel vazhdon të përparojë me hapa të shpejtë në mënyre që të bëjë integrim të vazhdueshëm të kapaciteteve.
Llamkos GalvaSteel njoftoj se ka përzgjedhur kompaninë Danieli për implementimin e shumëpritur të linjës së plastifikimit të llamarinës së zinkuar në Vushtrri.
Pas privatizimit të suksesshëm të fabrikës në vitin 2011, Llamkos GalvaSteel vazhdon me prodhimin e llamarinës së zinkuar dhe produkteve shtesë të llamarinës të cilat prodhohen në qendrën e përpunimit.
Vizioni i pronarëve të fabrikës parasheh investime të mëtutjeshme të planifikuara në kohë të duhur për të krijuar punësim shtesë në regjion dhe plasman të produkteve në tregjet ndërkombëtare.
Danieli është përzgjedhur që të filloj me vlerësimin teknik nga sot (8 Shkurt) së bashku me Core Group dhe gjithashtu janë duke u shqyrtuar mundësitë e mëtejme të integrimit të plotë në mënyrë që të fitohet një fabrikë çeliku plotësisht e integruar me një cikël të plotë të prodhimit.
Danieli hyn në mesin e tre furnizuesve më të mëdhenj të fabrikave dhe pajisjeve për industrinë metalurgjike në mbarë botën.