24 Dhjetor 2024

Liqeni artificial në Mitrovicë po ndërtohet sipas dinamikës

Mitrovicë, 26 korrik - Punët për  ndërtimin e Liqenit artificial në Mitrovicë janë duke rrjedhur sipas planit dinamik.

Kështu deklaruan të premten zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku, të cilët së bashku me kryetarin e komunës, Avni Kastrati dhe drejtorin e urbanizimit, Mehdi Bala, vizituan vendin ku po ndërtohet liqeni.

Zëvendësministri Shala, theksoi se ky është një ndër projektet më të mëdha që po realizohet në gjithë Kosovën. “Jemi të shumë të kënaqur me realizimin e këtij projekti madhor në Mitrovicë”, tha ai.

Ndërsa, sekretari permanent, Arben Çitaku, tha se punët për ndërtimin e liqenit janë duke shkuar sipas planit dinamik.

“Ne jemi shumë të vendosur që edhe problemet që dalin të revidohen me kohë dhe gjithçka të përfundoj në afatin e paraparë”.

Ndërsa, kryetari Kastrati, ka falënderuar drejtuesit e kësaj ministrie për realizmin e këtij projekti, i cili ndër të tjera pritet të gjeneroj edhe zhvillim ekonomik.

“Duke pasur parasysh se përreth liqenit do të ketë  hapësira rekreat ndersa ivo-sportive, jemi shumë të bindur se do të jetë një vend që do të tërheq edhe investitorë në fushën e hotelerisë”.

Liqeni artificial është i gjatë rreth 2 kilometra, ndërsa vlera e tij është 2 milionë e 200 mijë euro. Është donacion i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.      

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)