22 Dhjetor 2024

Linja e parë e “Rrjedhës së Jugut” do të fillojë në vitin 2015

Moskë, 15 tetor - Linja e parë e gazësjellësit “Rrjedha e Jugut” do të lëshohet në përdorim më 30 dhjetor të vitit 2015, lajmëroi njëri nga drejtorët e kompanisë ruse “Gazprom”, Sergej Ballashov.

Ai informoi se kapaciteti i linjës së parë të “Rrjedhës së Jugut” do të arrijë 15,6 miliardë metra kub gaz në vit.

Kapaciteti i tërë gazësjellësit duhet të arrijë 63 miliardë metra kub dhe i njëjti pritet të arrihet në gusht të vitit 2018.

Rusia tashmë i firmosi të gjitha marrëveshjet ndërshtetërore të domosdoshme për realizimin e gazësjellësit “Rrjedha e Jugut”, ndërsa në rrjedhë është edhe përpunimi i studimit për realizueshmëri, pas çka do të saktësohet marshruta përfundimtare dhe çmimi i tërë projektit, tha Ballashov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)