24 Dhjetor 2024

Ligji i lejeve dhe licencave duhet të jetë unik

Prishtinë, 17 korrik - Projektligji për sistemin e lejeve dhe licencave, ishte temë e dëgjimit të sotëm publik, organizuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik,  Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga Teuta Sahatqija, nënkryetare e Komisionit.

Në emër të Zyrës Ligjore të Kryeministrit si sponsorizuese e këtij projektligji, foli Besim Kajtazi, drejtor i kësaj zyreje.

Ai me këtë rast njoftoi për qëllimin e Projektligjit dhe fushën që do të rregullojë ai, duke vënë në spikamë domosdoshmërinë për rregullimin e sistemit të  lejeve dhe licencave.

“Fusha e lejeve dhe licencave, mbulohet nga një mori ligjesh dhe akteve nënligjore, disa prej të cilave janë shfuqizuar, andaj e kemi parë të arsyeshme që këtë fushë ta rregullojmë me një ligj të veçantë”, tha Kajtazi.

Qëllimi i ligjit, tha në vijim ai, është që të gjitha institucionet që lëshojnë leje dhe licenca t’i nënshtrohen një ligji unik.

Ai po ashtu sqaroi se me këtë  ligj synohet të krijohet një regjistër qendror i lejeve dhe licencave, i cili do të sigurojë transparencë të plotë në procesin e dhënies së licencave. Për këtë projektligj foli edhe Brian Kempue, përfaqësues i USAID-it.

Ai tha se ky projektligj do tu mundësojë qytetarëve pajisje më të lehtë me leje dhe licencë të fushave për të cilat janë të interesuar, duke siguruar transparencë gjatë procesit. 

Po ashtu, Kempue u shprehë se gjatë procesit të hartimit të Projektligjit për sistemin e lejeve dhe licencave, USAID-i ka bashkëpunuar ngushtë me  Zyrën Ligjore të Kryeministrit. Pas kësaj fjalën e mori, Albert Maloku, drejtor i Bordit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Ai  njoftoi se ekspertët e AKB-së kanë vlerësuar se me këtë ligj do të vendoset një rregull i përhershëm në fushën e dhënies së lejeve dhe licencave, ndërkaq, Xhevdet Kastarati, përfaqësues i Këshilit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, u shpreh se ky ligj do të ndalojë operuesit ilegalë.

Mendimin e tij për këtë projektligj në vijim e shprehu edhe Lulzim Katanolli, kryetar i shoqatës “Dezinfektim-Deratizim-Dezinsektim”, i cili vlerësoi se Bordi për dhënien e lejeve dhe licencave duhet të jetë i nivelit të lartë profesional, ndërsa kriteret profesionale për anëtarët e Bordit  duhet të sanksionohen me ligj. Në vijim fjalim e mori përfaqësuesi i INDEP-it, Dardan Abazi.

Ai pasi elaboroi disa nga nenet e projektligjit, me ç’rast disa prej tyre i vlerësoi pozitivisht, ndërkaq, për projektligjin në tërësi u shpreh skeptik se do të krijojë sistem të mirëfilltë për dhënien e lejeve dhe licencave.

Mendim të ngjashëm me të shprehu edhe deputeti Hashim Deshishku, i cili këtë projektligj e pa të padobishëm, duke vlerësuar po ashtu të tepërt hartimin dhe procedimin e mëtutjemë të  tij.

Pas shterimit të debatit lidhur me projektligjin, kryesuesja e këtij takimi Sahatqija, kërkoi nga atë pranishmit që vërejtjet dhe rekomandimet të dërgohen me shkrim në komision, duke i ftuar po ashtu që të jenë aktiv edhe në punimet e grupit punues gjatë fazës së amendamentimit të projektligjit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)