Libi, nafta, CNPC ndërpret prodhimin
Tripoli, 28 shkurt - Gjigandi kinez i prodhimit të naftës, CNPC ka lajmëruar mëngjesin e sotëm ndërprerjen e prodhimit në Libi dhe se ka evakuuar të gjithë personelin.
Shkak janë bërë protestat e përgjakshme kundër regjimit të Muammar Gheddafi, në pushtet prej 42 vjetësh.
CNPC, që punon në 29 vende të huaja, ka pesë impiante aktive në Libi.