25 Dhjetor 2024

Lexus sjell konceptin RC Coupe

Tokio, 23 nëntor - Ashtu siç edhe kishte premtuar në fillim të muajit se do të sjellë modelin e ri të RC Coupe, Lexus këto ditë ka prezantuar modelin e ri sportiv të RC në panairin e veturave në Tokio.

Departamenti i dizajnit të Lexus kohë më parë kishte prezantuar disa fotografi të koncepteve LF-LC dhe LF-CC, që ngritën dyshime se RC i ri do të jetë edhe më agresiv në pamje.

Falë dritave LED, fellneve 18 inç dhe rrotave me profil të ultë, kjo veturë duket mjaft e bukur në shikim të parë.

RC do të jetë i disponueshëm në treg me motor prej 3.5 litrave V6 me benzinë dhe versionin 300h me elektromotor me 2.5 litra. Sa i përket karrocerisë kjo veturë është e gjatë 4639 mm e gjerë 1838 dhe e lartë 1394 mm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)