Lavrov në Serbi bisedon për Gazsjellsin Rrjedha e Jugut
Beograd, 17 qershor - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërriti dje pasdite në Serbi për një vizitë zyrtare. Ai u prit në aeroportin Nikola Tesla nga homologu i tij serb, Ivica Daçiç.
Perspektiva e ardhshme e tubacionit të gazit natyror Rrjedha e Jugut pritet të jetë në krye të agjendës së bisedimeve mes tij dhe zyrtarëve serbë.
Dyshimet për projektin janë ngritur prejse Bullgaria ka njoftuar, pak ditë më parë, se është duke pezulluar punimet në segmentin e saj.
Me Rrjedhën e Jugut është menduar që gazi rus të dërgohet në Evropë, duke anashkaluar Ukrainën dhe duke kaluar nëpër Ballkan.
Lavrov, nga Beogradi, do të udhëtojë për në Baku.