Lamborghini vjen me fuoristradë
Pekin, 22 prill - Makina supersportive Lamborghini ka një pasion për fuoristradat. Në panairin e makinave Auto- China 2012 në Pekin është prezantuar projekti i italianëve, i quajtur Urus.
Me 584 kuaj fuqi dhe me më pak kilogram peshë ajo synon të rivalizojë me Porsche Cayenne dhe Audi Q7.
Por Urus nuk është modeli i parë fuoristradë i Lamborghini. Në vitin 1986 ata prodhuan modelin LM002 me një motor V12. Mendohet se në vitin 2015 do i rikthehen këtij modeli.